15:13 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kjo është policja që humbi 4 gishta në protestë, ulërima e saj dëgjohej larg

Banorët e Unazës së Madhe protestuan sot përpara godinës së Kuvendit, ndërsa brenda zhvillohej seanca plenare për projektbuxhetin e 2019-ës.

Protesta përshkallëzoi në dhunë fizike ndërmjet protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 12 efektivë, ku njëra prej tyre ka humbur katër gishta të dorës si pasojë e një kapsolle.

Bëhet fjalë për efektiven, Ina Muka, 24 vjeç.

Dy kolegë të saj janë afruar për ta ndihmuar ndërsa në sfond dëgjohen ulërimat e 24 vjeçare.

Ndërkohë një tjetër polic, si pasojë e shashkave ka dëmtuar daullen e veshit dhe ka humbur dëgjimin. Mësohet gjithashtu se një efektive ka pësuar dëmtime të rënda në krah.

Efektivët e plagosur aktualisht po marrin ndihmën mjekësore në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Pamjet nga skena e rëndë kanë qarkulluar në rrjet, teksa nuk mund të lihen pa u komentuar as skenat e dhimbshme të dhunës së një 17 vjeçari dhe 65 vjeçareje nga efektivët e policisë, duke mos lënë pa përmendur edhe një protestues që e ndoqën deri në spital për ta marrë me dhunë./JOQ/

Ulërima në kupë të qiellit/ E gjakosur në fytyrë, dalin pamjet e efektives që humbi 4 gishta nga kapsollat on Vidnews.