75 Mall Live Search
19:23 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / OSH

Kjo është puna e ardhshme e Rrahaman Ramës pas FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, do ta përfaqësojë Kosovën në Qendrën Rajonale të Ndihmës për Verifikimin dhe Zbatimin e Kontrollit të Armëve“Racviac”që është në Kroaci.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook e ka falënderuar Ramën për kontributin e tij.

“Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka thënë Kurti.