75 Mall Live Search
14:33 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / KV

Kjo është renditja e 93 subjekteve garuese në zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e 93 subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Në fllim, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se ngjarja e sotme ka edhe simbolikën e vet, pasi është tregues se kemi hyrë pothuajse në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor, për të cilën, KQZ ka filluar përgatitjet intensive nga mesi i muajit qershor.

“Sot ndodhemi në një fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor, sepse pas tërheqjes së shortit, KQZ do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, për të mundësuar nga 17 shtatori fillimin e votimit me postë për mbi 46 mijë votuesit jashtë Kosovës. Gjithashtu, aktiviteti i sotëm i hap rrugën 93 subjekteve politike dhe mijëra kandidatëve të tyre që nga 13 shtatori të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.

Më tej, në emër të KQZ-së, Radoniqi u bëri thirrje subjekteve politike hdek kandidatëve të angazhohen për një proces zgjedhor duke respektuar ligjet dhe rregullat zgjedhore në fuqi.

“Zgjedhjet nuk janë vetëm një garë për pushtet, por edhe një test i rëndësishëm për demokracinë në vendin tonë. Andaj, vlerësoj se secili prej nesh ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtij procesi”, tha Radoniqi.

Tërheqja e shortit u bë nga përfaqësuesit e subjekteve politike që janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Gjithashtu, tërheqja e shortit u bë në kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike të certifikuara dhe në një proces transparent.

Për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komnale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025, janë certifikuar: 93 sbjekte politike, prej të cilave: 32 parti politike; 2 koalicione; 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Renditja e subjekteve politike në fletëvotime do të jetë si në vijim:

NUMRI NË FLETËVOTIMEEMRI I SUBJEKTIT POLITIK
100Aleanca Shqiptare
101PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN
102Nedzmidin Sejdilar
103ALTERNATIVA
104KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP
105Lëvizja VETËVENDOSJE!
106UJEDINJENJE
107MUHAMET ADEMAJ
108NE MUNDEMI
109SHABAN MIFTARI
110Zëri i Drejtësisë
111FATMIR SELIMI
112Lulzim Shoshi
113LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK
114KOSOVSKI SAVEZ
115Lidhja e Prishtinës
116Građanska Inicijativa “Koreni” – Ivan Vučković
117Forca e Diasporës
118GUXO
119AVDI ALIU
120Gani Veselaj
121Artin Velijaj
122AKR – ALEANCA KOSOVA E RE
123Srpski Narodni Pokret
124Iniciativa Qytetare Mitrovica
125LËVIZJA PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE
126NOVO LICE – NARODNA PRAVDA
127URA
128Epoka e Hyjneshës në Prishtinë
129NDRYSHE – UDK
130LULZIM SYLA
131Kadri Hasani
132SHQIPE MUJA
133Ilir Pallqa
134BOŠNJAČKA STRANKA KOSOVA
135Unioni i Blakçorve
136Ahmet Vishi
137PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE
138Për Drenas e Kosovë
139LPRK
140ARDIAN FONIQI
141E VËRTETA
142Iniciativa Shqipëtare Mogill Kllokot
143JETON ABAZAJ
144Bashkimi Demokratik i Prizrenit
145BASHKIMI DEMOKRATIK
146Iniciativa Qytetare për Skenderaj
147KOALICIJA VAKAT
148Bekim Avdiu
149Partia Socialdemokrate PSD
150ARBËR EMINI
151LËVIZJA E PAVARUR E KAÇANIKUT
152Agron Kajtazi
153SELAJDIN BYTYÇI
154INICIATIVA DEMOKRACIA
155SDU – Naša inicijativa
156PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – PREBK
157Xhavit Murati
158Srpska Narodna Sloga
159Iniciativa Qytetare për Mogillën
160SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA
161INICIATIVA BALLI
162IRDK
163Bashkim Fazliu
164LËVIZJA QYTETARE VATRA
165Prishtina në dorën tënde
166RRAHIM MORINA
167NOVA DEMOKRATSKA STRANKA
168INICIATIVA QYTETARE PËR NDRYSHIM LOKAL
169SRPSKA DEMOKRATIJA
170SRPSKA LISTA
171Granit Prestreshi
172ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK
173KOSOVA ADALET TÜRK PARTISİ
174AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS
175Građanska inicijativa Sever za sve
176Hasan Ismajli
177Pravda i Jednakost
178Mamuşa Halk Hareketi
179PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR
180PDAK – PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS
181RUFKI SUMA
182INICIATIVA PËR MITROVICËN VERIORE
183JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA
184BASHKIMI PËR NDRYSHIM ANAMORAVA
185YENİLİKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ
186NISMA Socialdemokrate – NISMA
187PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS PSHDK
188Katarina Ađančić
189LJUBIŠA RAKINAC
190VIZIONI PËR ZHVILLIMIN E KAÇANIKUT
191PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK
192Forca e Re Kombëtare