12:55 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Renditja e klubeve, në Superligë

Ka përfunduar edhe xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina prin në tabelë me 32 pikë, një më pak se Rahoveci që është në pozitën e dytë.

Topkatërshen e mbyllin Ylli dhe Bashkimi me nga 30 pikë, shkruan Indeksonline.

Prizreni mbetet momentalisht jashtë playoff-it me 28 pikë, ndërsa Peja e superpërfocuar mbetet e gjashta me 26 pikë.

Feronikeli e Trepça zënë pozitat 7 dhe 8 me 23 përkatësisht 21 pikë, ndërsa krejt në fund gjendet Lipjani me vetëm një fitore, duke grumbulluar 19 pikë./Indeksonline/