23:10 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Kjo është renditja e komunave sa i përket të prekurve me koronavirus në Kosovë

Edhe tri raste u konfirmuan si të prekur me koronavirus gjatë mbrëmjes së sotme.

Kësisoj numri i të infektuarve ka shkuar në 94. Drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani deklaroi se deri se deri ditën e sotme janë testuar 1 mijë e 37 raste.

Nga rastet e konfirmuara deri tani komuna më e prekur me COVID-19 është ajo e Malishevës, raporton Indeksonline.

Më pas renditet komuna e Gjilanit, Prishtinës, komuna e Vitisë, Vushtrria, Gjakova, Podujeva,Klina, Prizreni, Obiliqi, Lipjani, Suhareka dhe Shtimja me nga një rast.

“Malisheva 33 raste, Gjilani 15 raste, Prishtina 14, Vitia 7 raste, 6 komuna e Vushtrrisë, 6 raste nga Gjakova, katër nga Podujeva, kurse nga një rast kanë Klina, Prizreni, Obiliqi, Lipjani,Peja, Suhareka dhe Shtimja”.

Nga IKSHPK dhe ministria e Shëndetësisë është thënë se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i përkushtohen rekomandimeve të bëra nga këto institucione të shëndetësisë në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi që ka ndryshuar ritmin e jetës në gjithë botën.

Që nga data 13 mars, në Kosova u konfirmua edhe rasti i parë i prekur nga COVID-19, ku më pas një nga të prekurit humbi jetën, kurse një tjetër u shërua plotësisht.

OBSH shpalli gjendje pandemike në gjithë botën, kurse Qeveria e Kosovës ndërmori disa masa për të parandaluar këtë virus, ndër to edhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 17:00 deri në ora 06:00 në mëngjes./Indeksonline/