75 Mall Live Search
16:03 / E Enjte, 13 Janar 2022 / MSH

Kjo është rruga se si Kosova mund të kualifikohet në Kampionatin Botëror të Hendbollit

Fitorja e Kombëtares së Kosovës kundër Turqisë të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ka bërë që të mbetet e hapur rruga dhe mundësia për t’u kualifikuar tutje në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në vitin 2023.

Fitorja ndaj Turqisë për Kosovën erdhi pas dy humbjeve radhazi nga Greqia ne rezultat të ngushtë dhe “Dardanët” momentalisht kanë tri pikë në vendin e fundit në këtë grup.

Greqia është ajo që tashmë e ka siguruar kalimin tutje, andaj Kosova është në luftë me Turqinë që ka katër pikë në vendin e dytë dhe me Belgjikën që ka tri pikë në vendin e tretë.

Pikërisht ndaj Belgjikës, Kosova do të luajë të shtunën në udhëtim ku fitorja është opsioni i vetëm, si dhe duhet të shpresojë që Greqia të fitojë ndeshjet me Belgjikën (të enjten) dhe me Turqinë (të dielën).