14:59 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kjo është sekretarja e re organizative e Vetëvendosjes

Subjekti i Albin Kurtit, tani e tutje ka një sekretare të re organizative të partisë. Bëhet fjalë për, Vlora Haxhimehmedin.

Kjo e fundit bashkë me Kurtin sot patën një konferencë për media ku shpjeguan aktivitetet që do t’i mbajnë gjatë “Javës së Lëvizjes Vetëvendosje”, nga 10 qershori deri më 17 qershor.

Në konferencë, është bërë e ditur se VV do të mbajë zgjedhjet e brendshme të anëtarësisë. Me ç’rast për t’u kompletuar strukturat nëpër qendra.

Po ashtu gjatë kësaj konference është njoftuar se sekretarja e re organizative e LVV-së do të jetë, Vlora Haxhimehmedi.

 “Nga 10 qershori deri më 17 qershor do të zhvillojmë atë që e kemi quajtur “Java e Lëvizjes”, e brenda kësaj jave ka disa data shumë të veçanta. Fillon me 10 qershorin – shënimi i 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, vazhdon me 12 qershor – 13 vjetori i Lëvizjes, vazhdon me 17 qershorin – lindjen e veprimtarit, politikanit, studiuesit dhe mendimtari i çështjes kombëtare Ukshin Hotit që do t’i kishte bërë 75 vjet. Atë javë të gjithë do të jemi bashkë për organizim e në organizim. Vetëm organizimi qon para aspiratat politike, progresiste dhe kombëtare”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se këtë Javë do të kenë shumë aktivitete.

Sipas tij, Vetëvendosje që 10 vite shënon përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

 “Gjatë kësaj jave, që fillon me shënimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, do të kemi aktivitete të shumta me aktivistë, anëtarë, simpatizantë e qytetarë, sepse konsiderojmë që është datë themeltare e popullit tonë, sikurse që është edhe 28 nëntori”, tha Kurti.

Kurti bashkë sekretaren e re, Haxhimehmedin deklaruan se këtë vit në LVV janë regjistruar 3 mijë anëtarësime të reja dhe se rëndësi të veçantë do i japin grave./Indeksonline/