Kjo është Serbia e madhe sipas Millorad Dodik, Kosovës i heq më shumë se veriun! (Video)
Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, në një intervistë ekskluzive me Deutsche Wellen, vizaton hartën që “ëndërron”. Ai i ndan Bosnje-Hercegovinën dhe veriun e Kosovës. Pjesët e banuara me shumicë serbe i bashkon me Serbinë, përcjell Indeksonline.
I pyetur nga gazetari i Deutche Welle, se si e sheh të ardhmen e rajonit, sepse duke u bazuar në të kaluarën të gjitha konfliktet në rajon kanë filluar pak a shumë për shkak të pretendimeve territoriale dhe se a do të mbeten kufijtë e njëjtë, kur ky rajon një ditë të anëtarësohet në BE, Dodik është përgjigjur se Republika Serpska, duhet ti bashkëngjitet Serbisë, gjithashtu edhe veriu i Kosovës, dhe pjesët tjera ku ka serb.
“Kjo do të ishte më e ndershme apo jo?”, është shprehur Dodik.
Ndërkaq ai ka refuzuar ti përgjigjet pyetjes se si e sheh Maqedonine dhe së çfarë do të ndodh me të në të ardhmen.
“Në këtë hartë nuk qenka Maqedonia andaj nuk kam çfarë të shtoj për të”, ka thënë Dodik. /Indeksonline/