08:17 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / V R

Kjo është shenja e horoskopit që thyen rekordin si maniake e pastërtisë

Të kujdesesh për shtëpinë nuk është aq e thjeshtë sa mendoni. Në fillim mund të duket sikur mjafton të vësh pak rregull, por në të vërtetë, amvisat e dinë mjaft mirë se nuk është aq e thjeshtë është të lash dritaret, marrësh pluhurat apo të hekurosësh që nga çentrot tek perdet e rënda, por shenja e mëposhtme jo vetëm që i bën të gjitha tak-fak si flutur.

Me të 1 dhe 1 bëjnë 2, nuk ka çorape poshtë krevatit e as pluhur mbi dollap, merimangat as nuk i njohin skutat e shtëpisë, pasi jo vetëm që nuk do i lejonte vetes pak kaos apo pisllëk, por kontrollon cilësinë e pastrimit më shpesh nga ç’mund ta merreni me mend.

Duke qenë se rrëmuja është ajo çka urrejnë më shumë, vështirë të gjeni kaos jo vetëm në jetën e Virgjëreshës, por edhe në ambientin ku jeton e punon.

Në shtëpitë e personave te kësaj shenjeje çdo gjë është e mirëorganizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar si duhet, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull. Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.