Kjo është Shqipëria jonë, e mposhtë Bjellorusinë në stadiumin “Dinamo”

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Bjellorusisë dhe Shqipërisë, duel ky në kuadër të Ligës së Kombeve.
Djelmoshat e trajnerit Reja u treguan të zot, ku në stadiumin “Dinamo” të Minskit shënuan dy gola për ta mbyllur kështu takimi me rezultat final në 0:2, shkruan IndeksOnline
Golat për Shqipërinë i shënuan, Cikalleshi në minutën e 23’të dhe takimin e vulosi, Bare në atë të 80.
Me këtë fitore, Shqipëria radhitet në vendin e parë në grupin C me 3 pikë të grumbulluara.
