75 Mall Live Search
15:31 / E Enjte, 09 Maj 2024 / S Z

Kjo është shtëpia e priftit në Zllakuqan që mbrëmë ishte cak i hajnave, e pësoi një polic

Në Zllakuqan të Klinës rreth orës 04-00 të mëngjesit ka pasur shkëmbim armësh mes policisë dhe tre personave që tentuan vjedhjen në kishë. Për pasojë ka mbetur i plagosur një polic.

Rasti ka ndodhur gjersa tre persona të dyshuar kanë tentuar të vjedhin shtëpinë e priftit.

Burime të Indeksonline  bëjnë të ditur se polici Januz Veselaj nga fshati Gllarevë ka mbetur i plagosur në këmbë gjatë ndërhyrjes në rast. Veselaj dyshohet se është goditur me plumb në kënbë nga një armë e tipit kallashnikov.

“Në shtëpinë e priftit kanë hy disa persona, policia ka has në rezistencë, një zyrtar policor është plagosur nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë”,  ka thënë Fadil Gashi.

Indeksonline iu sjell pamje nga shtëpia e priftit e cila mbrëmë ishte cak i hajnave.