75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është shuma marramendëse, që Juventusi ka fituar nga “Jeep”-i

Është bërë zyrtare shuma që Juventusi do të fitojë nga sponzori i saj “Jeep”, pasi që klubi ka marrëveshje me kompaninë e veturave për ta mbajtur emrin e tyre në fanella.

Logoja e veturave të kësaj kompanie do të vazhdojë të jetë pjesë e fanellave të Juventusit,  klubi italian deri tani ka fituar  25 milionë euro për këtë reklamë.

E këtë herë parashihet që Juventusi të fitojë rreht 42 milionë euro nga kjo kompani, po ashtu këto të ardhura priten që të jenë një nxitje për klubin që të transferojë lojtarë të tjerë./Indeksonline/.