Kjo është shuma që ka fituar Ballkani pas kalimit në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës

FC Ballkani sonte ka shkruar historni, pasi ka kaluar në raundin e tretë kualifikues për në Ligën e Konferencës.
Skuadra nga Suhareka fitoi me rezultat të thellë 6:0 ndaj skuadrës La Fioritas, ku rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 10:0, shkruan Indeksonline.
Në raundin e tretë Ballkani pret fituesin e ndeshjes Sutjeska-Klaksvik.
Po ashtu, tani është mësuar edhe shifra që skuadra e Ballkanit e ka siguruar deri tani në garat evropiane, ku suharekasit kanë përfituar plot 350,000 euro nga kualifikimi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës./IndeksOnline/