Kjo është shuma që komisioni i Shpejtim Bulliqit e shpenzoi për demarkacionin (Foto)
Kryetari i Komisionit për demarkacionin me Malin e Zi, SHpejtim Bulliqi ka publikuar vlerën që ky komision ka shpenzuar gjatë punës për të gjeturat e shënjimit të vijës kufitare.
Ai në një tabelë që ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka paraqitur se nga 49.040 euro, Komisioni ka shpenzuar vetëm 8.998.62 euro, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, Bulliqi në tabelën e tij ka lënë të kuptohet se Komisionit i kanë mbetur edhe 40.041.38 euro në dispozicion.
Në këtë koment të tij, Bulliqi ka kritikuar edhe Baton Haxhiun, për të cilin ka thënë se po mundohet ta dezinformojë publikun lidhur me shifrat e shpenzimet./Indeksonline/