Kjo është shuma që Napoli do të paguaj për Amir Rrahmanin
Amir Rrahmani do të jetë futbollist i Napolit, të paktën kështu kanë raportuar disa nga mediat e njohura.
Sipas Tuttomercatoëeb Napoli ka arritur marrëveshje me Hellas Verona për transferimin e futbollistit kosovar, Amir Rrahmanit.
Tani kanë dalur detaje të reja të cilat tregojnë për pagën e futbollistit dhe kontratën e tij.
Napoli do të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e futbollistit dhe besohet që kontrata e tij do të jetë deri në vitin 2025./Indeksonline/.