75 Mall Live Search
22:37 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kjo është shuma totale që ka përfituar Ballkani këtë edicion në garat evropiane

Ballkani, këtë vit ka marrë pjesë për herë të parë në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës fillimisht luajti në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Ata u eliminiuan qysh në raundin e parë nga Zalgiris.

Pas elminimit, Ballkani vazhdoi garat në kualifikimet e Conference League.

Në ranudin e parë eliminoi klubin e La Fioritas, në raundin e dytë Klasvikun ndërsa në play-off, eliminoi ekipin shqiptar nga Maqedonia, Shkupin.

Katër raundet e fazës eliminatore ia siguruar 400 mijë euro fillimisht, ndërsa kalimi në grupe ia siguroi afër 3 milionë euro.

Ballkani nga rishpërndarja e parave për klubet mori mbi 71 mijë euro, ndërsa nga koeficienti dhjetëvjeçar i UEFA-s, kampioni i Kosovës fitoi edhe mbi 44 mijë euro.

Në fazën e grupeve të Conference League, skudra nga Suhareka arriti një fitore në udhëtim ndaj Sivassporit ku përfitoi 500 mijë euro dhe një barazim ndaj CFR Cluj ku u shpërbly me 166 mijë euro.

Në total, Ballkani nga paraqitja në garat evropiane ka marr 4 milionë e 182 mijë euro, sipas football-coefficient.

Kësaj do t’i shtohen edhe paratë nga të drejtat televizive dhe biletat e shitura, ku mund të preket edhe shuma prej 5 milionë euro./IndeksOnline/