14:47 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo është surpriza e ditëlindjes nga afrikanët për Rita Orën (Foto)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora sot feston ditëlindjen e 27.

Këto ditë, këngëtarja po qëndron në Afrikë, ku po kalon momente të paharruara e shoqëruar nga motra e saj Elena dhe disa të tjerë.

Mëngjesin e sotëm, Ritën e priti një befasi e mirë në Afrikë, posa kishte dalë nga dhoma e hotelit ku po qëndron, disa afrikanë e prisnin Ritën me tortë në duar.

Videon  e këtij rasti, Ora e publikoi në rrjete sociale dhe shkroi “Si u zgjova këtë mëngjes”.