Kjo është tabela e grupit të Ballkanit pas përfundimit të ndeshjeve të para

Ballkani ka barazuar 1-1 me CFR Cluj, në ndeshjen e parë të grupeve të Conference League.
Në Grupin G ku bën pjesë kampioni i Kosovës, është zhvilluar edhe ndeshja tjeteër mes Slavia Praha dhe Sivassporit, shkruan IndeksOnline.
Edhe kjo përballje ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Tani në Grupin G të Conference League të gjitha skuadrat kanë pikë të barabarta.

Ballkani ndeshjen e ardhshme do të jetë mysafirë i Slavia Praha ndërsa Cluj do të pret ekipin turk Sivasspor./IndeksOnline/