Kjo është tabela e Superligës pas ndeshjeve të javës së 21-të

Kanë përfunduar dy ndeshjet e e fundit të javës së 21-të në Superligën e futbollit të Kosovës.
Sot Ferizaji ka marr tre pikë të rëndësishme, pasi ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit ka përfunduar me barazim 0-0.
Drita vazhdon të jetë lider i Superligës me 47 pikë, i ndjekur nga Ballkani me 37 pikë, ndërsa Malisheva ndodhet në pozitën e tretë me 34 sosh.
Në tre pozitat e fundit renditen, Dukagjini me 25 pikë, Llapi me 22 pikë dhe Feronikeli ’74 është e fundit në tabelë, me 11 pikë./IndeksOnline/
