75 Mall Live Search
15:41 / E Diele, 03 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Kjo është tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme të javës së 12-të

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka fituar derbin e javës ndaj Suharekës, me rezultat 2-0, derisa Prishtina e ka mposhtur Ferizajin me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Kjo fitore e Dritës, ka bërë që skuadra gjilanase të merr kreun e tabelë së paku deri nesër, pasi ka shkuar në kuotën e 21 pikëve.

Ballkani është në vendin e dytë me 19 pikë, aq sa ka edhe Prishtina pas fitores së sotme.

Në tre pozitat e fundit renditen Ferizaji me 14 pikë, Dukagjini me 13 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 ka vetëm 3 pikë./IndeksOnline/