75 Mall Live Search
15:26 / E Shtunë, 11 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Kjo është tabela e Superligës së Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar tre ndeshjet e javës së 19-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim te skuadra e Malishevës me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.

Fitore ka shënuar edhe skuadra e Llapit, e cila mposhti Drenicën si mysafir me rezultat minimal 1-0, ndërsa ndeshja mes Gjilanit dhe Ferizajit u mbyll pa fitues 0-0.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Ballkanit është lidere në Superligën e Kosovës me 41 pikë, e ndjekur nga Drita me 38 pikë.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës ndodhet në vendin e katërt me 27 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Malisheva dhe Trepça ’89 me nga 19 pikë, kurse Ferizaji është në pozitën e fundit me 14 pikë./IndeksOnline/