75 Mall Live Search
23:27 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Grupin e Ballkanit pas ndeshjeve të sotme

Ballkani sonte ka shënuar fitore ndaj Dinamo Zagrebit, me rezultat 2-0.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve të Conference League, shkruan IndeksOnline.

Golat për kampionin e Kosovës i kanë shënuar Almir Kryeziu dhe Walid Hamidi.

Në ndeshjen tjetër të Grupi C, Victoria Plzen ka shënuar fitore 2-1 në udhëtim ndaj Astanas.

Pas ndeshjeve të javës së dytë, Plzen kryeson tabelën me 6 pikë, Ballkani dhe Dinamo Zagreb kanë nga 3 pikë, ndërsa Astana me 0 pikë./IndeksOnline/