Kjo është tabela në grupin e Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Kosova ka barazuar 0-0 me Rumaninë në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Në Grupin I, ku bën pjesë Kosova, sonte janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera, shkruan IndeksOnline.
Zvicra shënoi fitore në udhëtim ndaj Andorrës me rezultat 2-1, ndërsa me të njëjtin rezultat, Izraeli mposhti kombëtaren e Bjellorusisë.
Pas ndeshjeve të sotme, Kosova renditet në vendin e katërt në Grupin I, me vetëm tre pikë, duke barazuar në të tri takimet e deritanishme, 1-1 me Izraelin dhe Andorrën dhe 0-0 me Rumaninë.
Në vendin e parë renditet Zvicra me 9 pikë, Rumania e dyta me 7 pikë, ndërsa Izraeli ndodhet në pozitën e tretë me 4 pikë.
Pas Kosovës janë vetëm Andorra me 1 pikë dhe Bjellorusia me 0 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Kosova do të luaj në udhëtim ndaj Bjellorusisë, e cila zhvillohet ditën e hënë në “Szusza Ferenc Stadion” më Budapest./IndeksOnline/