75 Mall Live Search
16:07 / E Shtunë, 12 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të javës së 17-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Drenicës ka arritur një fitore të madhe duke e mposhtur në udhëtim Prishtinën me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Me rezultat të njëjtë, Dukagjini mposhti në shtëpi skuadrën e Trepçës ’89.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 32 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 27 pikë.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 24 pikë, një më shumë se skuadra e Prishtinës.

Në tre pozitat e fundit renditen Malisheva dhe Trepça ’89 me nga 18 pikë, kurse Ferizaji është në pozitën e fundit me 12 pikë./IndeksOnline/