15:24 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së 18-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Drita ka mposhtur në Skenderaj skuadrën e Drenicës me rezultat 3-1, ndërsa ndeshja mes Ferizajit dhe Dukagjinit ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 38 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 30 pikë.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës ndodhet në vendin e katërt me 23 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Malisheva dhe Trepça ’89 me nga 18 pikë, kurse Ferizaji është në pozitën e fundit me 13 pikë./IndeksOnline/