75 Mall Live Search
20:07 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 3-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina ka mposhtur në shtëpi Malishevën me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen tjetër Feronikeli ’74 ka shënuar fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Gjilanit.

Pas ndeshjeve të sotme, Prishtina ka marr kreun e tabelës në AlbiMall Superligën e Kosovës, me 7 pikë të grumbulluara, në tre ndeshje.

Në vendin e dytë ndodhet Malisheva me 6 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Ballkanit.

Në dy vendet e fundit gjenden Dukagjini e Fushë Kosova me 0 pikë.

Të dielen zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera, me Dukagjinin e cila është nikoqire e Lirisë, dhe Fushë Kosova e pret skuadrën e Llapit.

Ndërsa ndeshja Drita – Ballkani është shtyrë për shkak të angazhimeve që ka Kampioni i Kosovës në garat evropiane./IndeksOnline/