75 Mall Live Search
19:10 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të javës së 32-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani i është rikthyer fitoreve pasi ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Dukagjinit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Malisheva ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj rivaleve direkt për mbijetesë, Trepçës ’89.

Në ndeshjen tjetër, Ferizaji ka shënuar fitore 2-0 ndaj Drenicës.

Pas ndeshjeve të sotme, Drita mbetet lidere e tabelës në AlbiMall Superligën e Kosovës, me 63 pikë të grumbulluara, një më shumë se skuadra e Ballkanit.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës ndodhet në vendin e katërt me 42 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Trepça ’89 dhe Ferizaji me nga 34 pikë, ndersa Drenica renditet e fundit me 23 pikë./IndeksOnline/