Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 33-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Trepça ’89 ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke e mposhtur Drenicën me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen tjetër Dukagjini ka shënuar fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Malishevës.
Pas ndeshjeve të sotme, Drita mbetet lidere e tabelës në AlbiMall Superligën e Kosovës, me 66 pikë të grumbulluara, tre më shumë se skuadra e Ballkanit.
Gjilani renditet në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa skuadra e Dukagjinit ndodhet në vendin e katërt me 44 pikë.
Trepça ’89 me fitoren e sotme shkon në kuotën e 37 pikëve dhe renditet në vendin e tetë me 37 pikë, tre më shumë se Ferizaji.
Ndërsa skuadra e Drenicës edhe matematikisht me humbjen e sotme është përshendetur nga Superliga pas 23 viteve./IndeksOnline/
