75 Mall Live Search
16:34 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së 12-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 12-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Sot kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka fituar si nikoqir i Trepçës ’89 me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen tjetër, Drenica ka befasuar Gjilanin duke e mposhtur me rezultat 2-0 duke marrë tre pikë të plota nga një udhëtim i vështirë.

Ditën e djeshme janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera ku Prishtina fitoi ndaj Dritës me rezultat 2-1 ndërsa Malisheva fitoi bindshëm ndaj Ferizajit në udhëtim me rezultat 6-0.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 27 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 25 pikë.

Prishtina renditet në vendin e tretë me 18 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Gjilanit.

Në tre pozitat e fundit renditen Trepça ’89 me 10 pikë, ndërsa Dukagjini dhe ferizaji kanë nga 8 pikë../IndeksOnline/