75 Mall Live Search
15:25 / E Diele, 27 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së 18-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 18-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ditën e sotme janë zhvilluar tre ndeshje mjaft interesante, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka mposhtur Gjilanin në udhëtim me rezultat 3-0.

Me rezultat të njëjtë, Prishtina ka mposhtur Trepçën ’89 në stadiumin ”Riza Lushta” në Mitrovicë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Malishevës dhe Llapit ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Ditën e djeshme, Drita ka fituar në udhëtim ndaj Drenicës me rezultat 3-1, kurse Ferizaji dhe Dukagjini janë nda baraz 0-0.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 38 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 33 pikë, por që ka tre ndeshje më pak të zhvilluara.

Gjiilani renditet në vendin e tretë me 27 pikë, një më shumë se skuadra e Prishtinës.

Në tre pozitat e fundit renditen Malisheva me 19 pikë, Trepça ’89 me 18 pikë, dhe Ferizaji me 13 pikë.

Kjo ishte xhiro e fundit e sezonit dimëror, ndërsa deri më 11 dhjetor do të luhen edhe katër ndeshjet të cilat janë shtyer nga federata./IndeksOnline/