75 Mall Live Search
15:42 / E Diele, 16 Tetor 2022 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së XI-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 11-të në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Gjatë ditës së diel në program ishin tre ndeshje ku u arritë disa rezultate interesante, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani është ndalur në udhëtim te Drenica me barazim 1-1.

Një ndeshje me shumë gola zhvillua në stadiumin ”Riza Lushta” në Mitrovicë, ku Trepça ’89 barazoi 3-3 me skuadrën e Llapit.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme ajo mes Malishevës dhe Gjilanit përfundoi me fitoren e mysafireve me rezultat 1-0.

Kujtojmë se ditën e djeshme u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera ku Drita fitoi ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0 ndërsa Prishtina mposhti Ferizajin me rezultat të ngusht 2-1.

Skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 27 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 22 pikë.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 18 pikë, tre më shumë se Prishtina e cila zë vendin e katërt.

Në tre pozitat e fundit renditen Dukagjini, Malisheva dhe Ferizaji me nga 8 pikë./IndeksOnline/