Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas tre ndeshjeve të sotme

Ditën e sotme janë zhvilluar tre ndeshje të javës së 16-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Malishevës ka arritur një fitore të madhe duke e mposhtur në shtëpi Prishtinën me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Fitore sot kanë arritur edhe Dukagjini dhe Trepça ’89, duke fituar të dyja në udhëtim ndaj Drenicës dhe Ferizajit me rezultat 1-0 respektivisht 3-2.
Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 31 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 27 pikë.
Prishtina renditet në vendin e tretë me 23 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Gjilanit.
Në tre pozitat e fundit renditen Trepça ’89 me nga 17 pikë, Llapi me 16 pikë dhe Ferizaji kanë nga 12 pikë./IndeksOnline/