75 Mall Live Search
17:27 / E Enjte, 04 Maj 2023 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas xhoiros së 32-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 32-të në AlbiMall superligën e Kosovës.

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje tepër interesante, të cilat mund të vendosin edhe fatin e kampionatit, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të rëndësishme duke e mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 2-0.

Në ndeshjen tjetër, kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani është ndalur në Suharekë me barazim 1-1 nga Prishtina.

Pas ndeshjeve të sotme, Drita mbetet lidere e tabelës në AlbiMall Superligën e Kosovës, me 66 pikë të grumbulluara, tre më shumë se skuadra e Ballkanit.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës ndodhet në vendin e katërt me 43 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Trepça ’89 dhe Ferizaji me nga 34 pikë, ndersa Drenica renditet e fundit me 23 pikë./IndeksOnline/