75 Mall Live Search
14:51 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Kjo është tabela përfundimtare e Superligës për këtë vit

Sot është zhvilluar ndeshja e fundit për këtë vit në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka barazuar 0-0 në udhëtim ndaj Gjilanit, në ndeshjen e mbetur e vlefshme për javën e 13-të, shkruan IndeksOnline.

Ballkani e mbyll sezonin vjeshtor si lider i tabelës me 40 pikë.

Pas tij renditen Llapi dhe Drita me nga 34 pikë, ndërsa skuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 29 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 18 pikë, Fushë Kosova me 10 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë./IndeksOnline/