18:31 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kjo është vajza e Inva Mulës (Foto)

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që kur ka lindur Nina. Sot, ajo është 5 vjeç e 8 muaj dhe për herë të parë këtë vit, së bashku me mamin do të festojnë në Tiranë.

Sot, nënë e bijë ishin të ftuara në “Rudina”, të veshura me ngjyrat e festës.

283787ba918dab7dff600d82754c3689

Për herë të parë, Inva dhe Nina ndanë me publikun atmosferën festive në shtëpinë e tyre në kryeqytet

“Hera e parë që ndodhemi në Tiranë. Këtë vit është ndryshe, është shumë bukur”, rrëfen Inva. Edhe Nina është po kaq e lumtur që këtë vit ajo po i kalon Krishtlindjen në Tiranë.

“Krishtlindjen ne i festojmë ndryshe”, thotë vogëlushja, duke specifikuar se së bashku me të ëmën, ato janë çdo vit në udhëtim.

Këtë herë, për shkak të angazhimeve artistike të sopranos, Nina ka nisur edhe shkollën në Tiranë.

Në një insert të përgatitur në shtëpinë e sopranos, është e dukshme atmosfera e festës.

Pema në qendër të shtëpisë, dhuratat rreth saj dhe dritat e shpërndara gjithandej i bëjnë më të ngrohta këto ditë festash.