75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kjo është vajza, që e shoqëron Butrintin në pushime, në Santorini

Këngëtari Butrint Imeri qëndron vazhdimisht në qendër të vëmendjes nga mediat rozë, për shkak të paraqitjes së tij publike, jetës luksoze që bën dhe thashethemeve për lidhjet e mundshme të dashurisë, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ai ka pozuar në Santorini të Greqisë ku u pa një vajzë që po e shoqëronte atë.

Fillimisht u përfol se vajza që po e shoqëronte ishte Kiara Tito, por këta zëra i hodhi poshtë vetë këngëtari i cili hapur publikoi fytyrën e vajzës që po e shoqëronte.

Nëpër mediat sociale po flitet se vajza e cila po e shoqëron Butrintin është modelja e klipit të tij “Dream Girl”.

Ajo quhet Ery Viero dhe jeton në Greqi, e kjo duket mjaft e mundshme të jetë e vërtetë pasi ajo ngjanë shumë me vajzën e klipit, dhe duket se bëhet fjalë për të njejtën vajzë.  /Indeksonline/