09:01 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kjo është vetura luksoze e komandantit të FSK-së

Deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK) e ka bërë edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK),  gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Rama ka një apartmend 87 m2, në vlerë 87 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Në formularin për deklarimin e pasurisë ai ka treguar se ka edhe një shtëpi banimi 220 m2, në vlerë 70 mijë euro, dhe tokë pune e trashëguar në vlerë 40 mijë euro.

No description available.

Rama posedon edhe një veturë e tipit “Audi A8”, në vlerë 23 mijë euro të blerë përgjatë vitit 2019.

No description available.

Gjenerallejtënant Rama ka 25% të aksioneve edhe në një shoqëri komerciale, kapitali i së cilës është 96 mijë euro.

Ndërkohë që para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ai ka deklaruar mbi 10 mijë euro.

I njëjti për AKK, ka deklaruar edhe të hyrat vjetore. /IndeksOnline/

No description available.