75 Mall Live Search
11:44 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / B O

Kjo është vetura më e lirë në SHBA për vitin 2021

“Chevrolet Spark” do të jetë modeli më i lirë i veturave në tregun e SHBA-së për vitin 2021, shkruan CrasDirect-i.

Jo veturë e vogël për qytet, është e vetmja që mund të blihet për më pak se 15.000 dollarë në SHBA.

Çmimi fillestar i kësaj veture është 14.395 dollarë (rreth 11.800 euro).

Më herët vetura më e lirë ishte “Mitsubishi Mirage”, çmimi fillestar i së cilës ishte 15.565 dollarë. Për pak më shumë para mund të bliheshin edhe “Hyundai Accent” (16.390 $) dhe “Kia Rio” (16.815 $).

Ndërruesi automatik i shpejtësive është pagesë shtesë dhe kështu një “Spark” automatik kushton 15.495 dollarë.