75 Mall Live Search
21:18 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / S Z

Kjo është vetura që goditi autobusin e Kosovës në Kroaci

Një autobus i linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani është aksidentuar sot në Kroaci, përkatësisht afër Splitit.

Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i veturës që e ka goditur autobusin ka ndërruar jetë. Ndërsa burime të IndeksOnline nga vendi i ngjarjes bëjne më dije se drejtuesi i autobusit të Kosovës dhe udhëtarët nuk janë të lënduar. 

Indeksonline mëson se deri tek aksidenti ka ardhur pasi që vetura e përfshirë në aksident ka humbur kontrollin, duke goditur  këshut autobusin i cili ka qenë në drejtimin e duhur.