Kjo është vetura që u vjedh dje në Ferizaj

Një veturë e tipit Audi A6 është vjedhur dje rreth orës 04:30 të mëngjesit në Ferizaj.
Pronari i veturës ka deklaruar se vetura i është vjedhur kur ka qenë e parkuar pranë shtëpisë së tij.
V.P, thotë gjithashtu se ka lajmëruar policinë dhe ekipin e forenzikës lidhur me këtë rast.

Në anën tjetër, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj është konfirmuar që rasti është duke u hetuar.
“Po, ka qenë një rast që është duke u hetuar akoma”, ka deklaruar për Indeksonline Kanun Veseli.
Rasti po trajtohet nga Departamenti i Hetimeve dhe Krimeve të Rënda.