Kjo është vlera aktuale e Muriqit dhe Vojvodës

Gjiganti mediatik me mbulimin e statistikave dhe vlerave të futbollistëve, Transfermarkt ka rivlerësuar shumicën e futbollistëve të Serie A.
Në këtë rivlerësim janë prekur edhe dyshja e “Dardanëve” Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda.
Sulmuesit i është rritur vlera për 5 milionë euro, pra ai ka kaluar nga 12 milionë sa vlerësohej më parë në 17 milionë.
Në anën tjetër, edhe Vojvoda ka pasur rritje ani pse pak më të vogël.
Nga 4 milionë sa vlerësohej më parë, 25 vjeçari ka pasur rritje prej 1 milionëve dhe tani vlera e tij sipas Transfermarkt kap shifrën e 5 milionë eurove.
Edhe për ish-futbollistin e Kosovës që kaloi tek Shqipëria, Ardian Ismajlin ka pasur rritje të vlerës pas kalimit tek Spezia