Kjo është vlera e fustanit luksoz që ka veshur Genta Ismajli

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli, njihet për këngët e shumta që ka sjellë për publikun ndër vite.
Ajo në vazhdimësi është përfolur nga mediat rozë dhe nga publiku edhe për jetën e saj private, shkruan Indeksonline.
Së fundmi ajo sërish është rikthyer në fokus të mediave rozë, për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me biznesmenin turk Usta.
Këtë lidhje ajo e ka bërë publike, madje nuk ka hezituar të pozoj nga vende të ndryshme luksoze ku ka shkuar me të dashurin e saj.

Edhe veshjet luksoze nuk mungojnë tek Genta, së fundmi ajo ka pozuar me një fustan luksoz të markës Louis Vuitton, çmimi i të cilit është 2.320 euro. /Indeksonline/