10:14 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / B O

Kjo është vlera multimilionëshe e anijes ruse që u kap në Shqipëri, mësohet se kush e porositi

Nafta e bllokuar nga policia e Durrësit dhe autoriteti doganor, është porositur nga agjensia e hidrokarbureve që menaxhohet nga Piro Bare.

Prokuroria e Durrësit, që po ndjek rastin thotë se anija është nga Azerbajxhani, por nafta rezulton të jetë ngarkuar në një port të Rusisë në Detin e Zi.

Më tej anija ka bërë një ndalesë në Greqi dhe më tej ka vijuar udhëtimin drejt Shqipërisë.

Nafta me vlerë 30 milion dollarë, ishte planifikuar të shkarkohej në depozitat e agjensisë së hidrokarbureve në Porto Romano, që zotërohet nga Piro Bare.

Aktualisht hetimet vijojnë, por marinarët dhe kapiteni i anijes Azere deri në këtë fazë ende nuk ka pranuar të flasi për policinë.