13:24 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo femër tregon se si karbohidratet i kanë sjellë kaq muskuj asaj

Shumë gra përpiqen të largohen nga ushqimet “e këqija” në mënyrë që të bëjnë trupin që kanë dëshiruar gjithmonë.

Kështu, ylli i fitnesit Hayeley Madigan thotë se edhe duke i ngrënë disa nga këto  ushqime ajo ka arritur të ketë një fizik muskulor .

Megjithatë, ajo pranoi se është e rëndësishme për të ngrënë karbohidrate si p.sh bukë tërshëre në vend të patateve dhe makaronave.

27 vjeçaja nga Portsmouth, thotë se nuk duhet të keni frikë të hani më shumë karbohidrate nëse dëshironi të keni muskuj.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje të tjerëve të mos jenë shumë të frikësuar për peshën e tyre.

Duke e përshkruar frikën e mëparshme për ushqimet që kanë shumë karbohidrate ajo ka thënë se “gjithmonë ka qenë e frikësuar të ha ushqime të tilla”.

“Më pëlqejnë shumë ushqimet e tilla dhe tani e di se kam nevojë për to për të ushqyer trajnimin tim, si dhe për të qëndruar e dobët dhe e shëndetshme”, ka thënë ajo.

Hayley, e cila ka mbi 18 mijë ndjekës në Instagram, ka thkesuar se ushqimi ka qenë faktori kryesor pas transformimit të saj mbresëlënës./Indeksonline/