Kjo foshnje është banori i tetë i miliardtë i Tokës

Sot, sipas vlerësimeve të OKB-së, BOTA fitoi tetë miliardë njerëz dhe një foshnjë e lindur në Manila u bë simbol i kësaj shifre.
Siç raportojnë mediat lokale, Vinice Mabansag, ka lindur në Dr. Jose Fabella Memorial Hospital në Tondo më 15 nëntor. Ajo u vlerësua si personi i tetë miliardë në botë.
“Sapo dëshmuam fëmijën e tetë miliardë në botë në Filipine. Pritëm lindjen e saj për rreth dy orë, mbërritëm në orën 23:00 dhe foshnja lindi në orën 1:29 të mëngjesit, një lindje normale,” tha Dr. Romeo Bituin, kryemjeku i spitalit./Indeksonline/
LOOK: Meet baby girl Vinice Mabansag—isa sa sumisimbolo bilang ika-8 bilyong tao sa mundo. Ipinanganak siya sa Dr. Jose Fabella Memorial Hospital kaninang 1:29am. | @gmanews pic.twitter.com/RQE0NSZCjm
— Nico Waje (@nicowaje) November 14, 2022