75 Mall Live Search
20:06 / E Diele, 19 Shtator 2021 / AR

Kjo foto ka bërë lëmsh fansat e aktores Angela Bassett

Të gjithë kanë mbetur të habitur nga statuja prej dylli e Angela Bassett. Këtë javë, Madame Tussauds zbuloi statujën prej dylli të aktores 63-vjeçare dhe rezultatet janë befasuese.

Bassett vizitoi muzeun e Hollivudit këtë fundjavë për të parë figurën për herë të parë ndërsa ndau dhe një foto duke pozuar pranë punimit.

Aktorja ka mbetur e mahnitur se sa “e gjallë” duket figura e saj prej dylli. Statuja duket aq e vërtetë sa që fansat e kanë të vështirë të dallojnë se cila është statuja dhe cila është aktorja.

Nëse nuk arrini ta dalloni, aktorja po qëndron përpara e veshur me rozë. Shumë mendojnë se statuja për yllin e “Black Panther” është më e mira që është realizuar ndonjëherë.