Kjo foto tregon qartë, Qazim Laçi po largohet nga Sparta e Pragës

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi pritet ta mbyllë aventurën me skuadrën nga Republika e Çekisë, Sparta e Pragës.
Emri i lojtarit shqiptar në dhomat e zhveshjes është larguar, shkruan Indeksonline
Dhe kjo e bën më të fuqishëm dhe besueshëm lajmin se mesfushori “kuqezi” po shkon diku tjetër.

Sot është raportuar se Qazim Laçi ka kryer testet mjekësore te skuadra turke, Caykur Rizespor.
Kujtojmë që lojtari i Kombëtares së Shqipërisë sonte nuk është ftuar fare nga trajneri i Spartas për ndeshjen e parë të sezonit të ri në elitën e futbollit çek./Indeksonline/
🚨Çaykur Rizespor, Qazim Laçi transferi için Sparta Prag ve oyuncu tarafıyla her konuda anlaşma sağladı.@ertansuzgun
— Transfer360 (@Transferr360) July 19, 2025