Kjo fotografi dëshmon që doganierët dhe policët janë në veri (Foto)
Për shkak të barrikadave të vendosura në fshatin Rudare të Zveçanit, policët dhe doganierët në veri ka pasur rrezik të mos mund të shkojnë në vendin e tyre të punës.
Por një gjë e tillë është mohuar mëngjesin e sotëm nga udhëheqësi i drejtorisë rajonale të doganës në Mitrovicë, Bashkim Arifi. Ky i fundi për Indeksonline, ka thënë se ndërrimet janë kryer pa problem dhe punëtorët e policisë dhe doganës kanë arritur në punë.
Më poshtë gjeni fotografinë që e vërteton se policët sot janë dal në vendin e tyre të punës, ku edhe mund të shohim një pjesëtar të tyre./Indeksonline/