17:13 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kjo fotografi s’do shumë koment, ajri po helmon qytetarët

Ani pse çdo vit alarmohet për cilësinë e ajrit në vendin tnë, ende asgjë s’është ndermarrë.

Ndotja e ajrit, po kërcënon çdo ditë shëndetin e qytetarëve, e një nga qytetet që zhytet më së shumti në smog është pikërisht Prishtina.

Në disa fotografi të realizuar sot nga Arben Llapashtica, s’ka as nevojë për koment, për të parë se si po helmohemi pak nga pak.

Ndërsa, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë thirrje dhe u rekomandon institucioneve kompetente eleminimin e mangësive të zbuluara dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shëndet.

“Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Këtë situatë shqetësuese do ta rëndojnë edhe më shumë ditët e ftohëta që do të vijnë dhe rënjet e temperaturave që do ta vështirësonte edhe më shumë ndotjen e ajrit si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jokualitative që po përdorin qytetarët./Indeksonline/