75 Mall Live Search
08:33 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kjo gafë e Kariusit do t’ju shkrijë së qeshuri

Loris Kariusi ishte portier premtues në Liverpool. Portieri gjerman ia zuri vendin Simon Mignoletit dhe në shikim të parë u duk se ai do të ishte numri një i “Redsit’ për shumë vjet të tjera.

Kjo zgjati deri në makthin e finales së Champions League të vitit 2018.

Gabimet e Kariusit në golat e Benzemas dhe Bales, i kushtuan me humbjen e titullit Liverpoolit teksa humbën me rezultat 3:1, shkruan Indeksonline.

Më pas, portieri gjerman shkoi në formë huazimi në Besiktas dhe tani është në vitin e tij të dytë. Gjithashtu, edhe për klubin turk, Karius bëri një mori gabimesh, dhe një i tillë erdhi edhe dje në kuadër të Evropa Ligës ndaj Slovan Bratislavës.

Ish-lojtari i Maiz doli pa pasur fare nevojë nga porta në përpjekje për ta larguar topin, por nuk arriti ta mbërrinte ta godiste topin me kokë dhe kundërshtari përfitoi duke ia shënuar golin në portën e boshatisur./Indeksonline/